17/01/07
Silvi Skënderaj, miss shqiperia 2006

Silvi Skënderaj mori titullin "Miss Shqipëria" në memorialin e Skënderbeut në Lezhë. Më pas ajo i dhuroi Shqipërisë çmimin e dytë në "Miss Globe International", i cili zhvillohej për të dytën herë në Shqipëri. 17-vjeçare dhe nxënëse në shkollën "Ismail Qemali", ajo është akoma në hapat e parë pas çmimeve të bukurisë, ndaj mbetet për të parë nëse ajo do ecë në gjurmët e shumë prej paraardhëseve të saj dhe nëse do të ketë suksesin e disa prej tyre.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 10:49 | Permalink | 0 comments
Edlira Mema, miss shqiperia 2005

18-vjeçarja nga Tirana, Edlira Mema, u zgjodh "Miss Shqipëria" në vitin 2005. Më pas gjimnazistja që studionte në shkollën "Ismail Qemali" u shpreh se, gjithnjë i ka pëlqyer arti pavarësisht se kishte menduar të studionte për Juridik. Sidoqoftë ajo nuk do t'i qëndronte dot larg ekranit dhe ne do ta shihnim gjithnjë e më shpesh në ekran. Herë si pjesë e spoteve të ndryshme publicitare e herë si pjesë e emisioneve të ndryshme televizive dhe gjithashtu edhe si prezantuese

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 10:43 | Permalink | 0 comments
Enkeleda Bargjoni, miss shqiperia 2004

Elbasanseja 18-vjeçare, Enkeleda Bargjo, edhe pse kishte hyrë në një konkurs bukurie, u shpreh më vonë se nuk i kishte shkuar ndërmend se do të fitonte kurorën e "Miss"-it. Me kalimin e viteve fitueset e "Miss Shqipëria" gjithnjë e më shumë do të zinin vend në kopertina e ekrane, kjo mbase thjesht rastësisht. Enekeleda këtë vit do të mbante dy muaj kalendarin e fundvitit, i cili ndryshe nga vitet e mëparshme ishte vendosur që të mos ishte më me nudo artistike, por thjesht me foto panoramike.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 10:36 | Permalink | 0 comments
Eriona Ibro, miss shqiperia 2003



Para se te lexoni kete artikull kisha deshire te thoja 2 fjale per nje Miss qe e kam njohur personalisht. Eriona Ibro, miss shqiperia 2003, nje vajze shume serioze dhe e shume e bukur, e cila fatkeqsisht nuk ka bere karriere sepse siç me tha ne Boten e Spektaklit karrierre bejen vetem "ATO", madje kur shkoi ne konkurrim organizuesja Vera Grabocka i kerkoi 2 milion leke, ajo nuk i dha por per fat Vera Grabocka u hoq dhe me vone e therriten perseri. Tani eshte e fejuar me nje djale nga Vlora dhe vazhdon studimet per Ekonomik


Kur u kurorëzua në vitin 2003 si "Miss Shqipëria" në kalanë e Lëkursit, Eriona Ibraj u cilësua si një bukuri ujë e sapun. Studentja e Ekonomikut u shfaq shumë e përmbajtur dhe inteligjente në pyetje-përgjigjet e jurisë. Vajza e dalë nga kolegji "Mehmet Akif" do të vazhdonte të kujtohej si "Miss Shqipëria 2003", por si shumë prej miss-eve të tjera nuk do të zgjidhte për të qenë pjesë e showbiz-it, por do të vazhdonte në rrugën e saj larg syve të publikut.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 10:33 | Permalink | 1 comments
Zajmina Vasjari, miss shqiperia 2002

Në vitin 2004 Zajmina Vasjari u kurorëzua "Miss Shqipëria" në Apolloni. Që prej atij viti, ajo s'do t'i ndahej më ekranit, spektakleve e jetës artistike të vendit. Do të ishte mbase një prej miss-eve që do të bëhej më tepër prezente në jetën e showbiz-it modest shqiptar. Për shumë kohë do të ishte ikona e një kompanie shqiptare. Do të shfaqej në spektakle televizive pafund e së fundmi do të dilte në treg edhe si këngëtare, ndërkohë që prej pak kohësh ka publikuar albumin e saj të parë.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 10:27 | Permalink | 0 comments
Denisa Çela, miss shqiperia 2001
Në vitin 2001 i takonte kalasë së Rozafës të kurorëzonte më të bukurën në "Miss Shqipëria", e cila për këtë vit ishte Denisa Çela. Nëse paraardhëset e saj nuk do t'i qëndronin besnike të ekranit apo anasjelltas, Denisa Çela nuk do t'i humbiste ekranit aq kollaj. Fillimisht ajo mori pjesë në "Miss Turizëm Internacional", konkurs i përvitshëm në Turqi e më pas do të shfaqej shpeshherë në ekran. Për disa kohë radhazi ajo do të ishte ikonë e një kompanie kartash telefonike.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 10:19 | Permalink | 0 comments
Suada Sherifaj, miss albania 2005

Suada Sherifaj, më e reja e miss-eve, u zgjodh si bukuroshja shqiptare 2005 në moshën 17-vjeçare. E lindur në Vlorë ajo ishte një basketbolliste profesioniste në momentin që mori kurorën e bukurisë shqiptare. Por vajzës vlonjate kurora s'i ka ardhur në momentin e duhur, sepse tradita e miseve tashmë kishte filluar të mos kishte shkëlqimin e rëndësinë e dikurshme, duke arritur deri aty sa në konkursin "Miss Universe" në vendin e saj të dërgohej një konkurrente tjetër, e cila ishte Eralda Hitaj dhe nuk mbante kurorën e "Miss Albania"-s. Suada Sherifi tashmë do të ishte një miss më shumë në listën e konkurseve të përvitshme. Tashmë magjia e spektakleve të viteve të para ishte fashitur. "Miss Albania" s'ishte më një risi, vajzat e bukura që synonin spektaklin e ekranin nuk kishin frikë të ekspozoheshin në mënyra të ndryshme pa pasur nevojë të synonin një kurorë bukurie për t'iu dhënë mundësia të afirmoheshin.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 10:05 | Permalink | 0 comments
Agnesa Vuthai, miss albania 2004

Bukuroshja nga Kosova fitoi disa çmime bukurie përpara se të arrinte tek "Miss Albania 2004". Bukuria e saj mesdhetare nuk do të kalonte pa u vënë re, por pavarësisht kësaj ajo nuk do të shfaqej rëndom në ekranet televizive apo në spektaklet në Shqipëri. Mbase dhe për arsye se rruga që ajo kishte vendosur të ndiqte pak kishte të bënte me ekranin. Ajo ka punuar si vullnetare për Kryqin e Kuq të Kosovës, që nga viti 2001, duke ndihmuar familjet e varfra, fëmijët jetimë dhe të tjerë. Ajo gjithashtu ka punuar në OJQ-në "Vizioni" në vendlindjen e saj, Istogu. Ka qenë e vetmja bukuroshe "Miss Kosova", që është pritur nga presidenti i Kosovës në atë kohë, Ibrahim Rugova. Ajo organizoi "Miss Kosova 2006" më datë 23 shtator 2006 me bashkëpunëtor, Fadil Berishën. Më pas ajo emërohet zëdhënëse e Nexhat Dacit, ndërkohë që studion në dy universitete private për Psikologji dhe Shkenca Politike.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 10:01 | Permalink | 1 comments
Denisa Kola, miss albania 2002

Kur u kurorëzua si "Miss Albania 2002" u cilësua si një vajzë me bukuri fisnike e mjaft inteligjente. Nuk synoi të "pushtonte" ekranet televizive dhe as impenjimet artistike në fushën e spektaklit e televizionit. Kjo sepse ajo vazhdonte të ndihej komode me atë çka kishte zgjedhur që përpara se të shpallej miss, pra me studimet e saj në Fakultetin Ekonomik dhe ambiciet për t'u bërë një biznesmene e zonja. Por kurora gjithsesi do t'i jepte një dorë. Kurora i dha mundësinë që të merrte pjesë në "Miss World 2003", ku do të konkurronte krahas bukurosheve nga mbarë bota. E pastaj ishte ajo që i dha një dorë bukurisë shqiptare duke u zgjedhur si "Miss inteligjenca" në këtë konkurs bukurie, çka i dha asaj një bursë studimi për në SHBA.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 10:00 | Permalink | 3 comments
Anisa Kospiri, miss albania 2001

Anisa Kospiri u shpall "Miss Albania 2001", duke sjellë me vete një risi. Së bashku me të do të shpallej dhe mister-i i parë shqiptar që u zgjodh Olit Xhezo. Anisa Kospiri, një bukuri paksa ndryshe nga ato që kishin marrë kurorën para saj, me një pamje më pak mesdhetare dhe e cilësuar me sharm e finesë do të bëhej miss-i i parë që do të përzgjidhej në dhjetëshen e dhjetë të më të bukurave të botës në konkursin "Miss Globe 2002". Atëherë studente gjermanishteje, Anisa Kospiri do të shfaqej në ekranet televizive përgjithësisht si e ftuar, ndërkohë që do të nisej jashtë Shqipërisë me studime.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 09:59 | Permalink | 1 comments
Gentiana Ramadani, miss albania 2000

Vajza shkodrane ishte mbretëresha e bukurisë shqiptare për vitin 2000. Pas kësaj ajo nuk do të ishte në kërkim të ekranit të televizionit për të qenë thjesht si një ikonë bukurie, por do të vazhdonte studimet për gazetari për të qenë si protagoniste e plotë në atë çfarë ajo kërkonte. Por sërish asaj nuk do t'i mjaftonte kjo dhe pikërisht për këtë arsye do të themelonte shoqatën "Gratë mbështesin gratë" për të qenë afër grave në nevojë realisht dhe jo vetëm grave, por edhe të fëmijëve të mitur të pastrehë e me probleme. Aktualisht ajo sapo ka marrë aprovimin për tre projekte të paraqitura në funksion të kësaj shoqate. E ndërkohë ajo është mama e bashkëshorte, ndërkohë që pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 09:55 | Permalink | 0 comments
Venera Mustafa, miss albania 1999

Venera Mustafaj, u shpall fituese e bukurisë mbarëshqiptare në "Miss Albania 1999". 19-vjeçarja nga Kosova u gjend pas kësaj në faqet e mediave të huaja kur komentohej se në zjarrin e luftës u sfidua e keqja dhe fitoi e bukura. Sidoqoftë, Venera Mustafa nuk do të qëndronte për shumë gjatë në ekranet televizive. Do të shfaqej disa herë pas kurorëzimit të saj për të "humbur" më pas. Mbase dhe konkurrimi në një spektakël bukurie ishte krejt i rastësishëm për të, duke qenë se menjëherë pas fitores mamaja e saj, poetja dhe piktorja, Muradije Ramiqi, u shpreh se s'e mendonte ndonjëherë se e bija mund të konkurronte në një konkurs bukurie.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 09:54 | Permalink | 0 comments
Aldona Elezi Miss Albania 1998

Aldona Elezi, 19, was crowned Miss Albania on March 9 in Tirana. This year's pageant was the first in two year's for Albania, Europe's poorest nation. The contest, which attracted 31 entries, held its fifth edition since Albania cast aside the isolationaist Stalinist political regime the country was ruled under in 1990. The event was cancelled for 1995 and 1996 due to civil unrest and political instability. The winner received a gold crown worth $15,000 US dollars in the pageant, where the first runner-up was just 14-years-old

Etichette:

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 09:44 | Permalink | 18 comments
Venera Mustafa, miss albania 1999

Venera Mustafaj, u shpall fituese e bukurisë mbarëshqiptare në "Miss Albania 1999". 19-vjeçarja nga Kosova u gjend pas kësaj në faqet e mediave të huaja kur komentohej se në zjarrin e luftës u sfidua e keqja dhe fitoi e bukura. Sidoqoftë, Venera Mustafa nuk do të qëndronte për shumë gjatë në ekranet televizive. Do të shfaqej disa herë pas kurorëzimit të saj për të "humbur" më pas. Mbase dhe konkurrimi në një spektakël bukurie ishte krejt i rastësishëm për të, duke qenë se menjëherë pas fitores mamaja e saj, poetja dhe piktorja, Muradije Ramiqi, u shpreh se s'e mendonte ndonjëherë se e bija mund të konkurronte në një konkurs bukurie.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 09:41 | Permalink | 0 comments
Hygerta Sako, miss albania 1995

Që prej momentit kur bukuroshja durrsake do të merrte kurorën e më të bukurës së Shqipërisë në vitin 1996, atë do ta shihnim gjithnjë e më shpesh në ekranet televizive. Pas shpalljes "Miss Albania" është njëra nga drejtueset e tri festivaleve të dimrit radhazi: Më 1997, më 1998 dhe më 1999. Dy vitet e para drejton edhe dy festivalet e pranverës. Prezanton në "Miss Shqipëria 2000" dhe në "Miss Shqipëria 2002", CV-ja e saj si prezantuese vazhdon me "Netët e Klipit Shqiptar 2001", prapë më 2004, në "Miss dhe Mister Kosova 2002", në emisionet "Sport and Shou", "Kolazh", "Zoom". Që në momentin e parë të përballjes me kamerën, si prezantuese ajo shfaqi lirshmëri e mungesë ndrojtjeje çka do t'i ndihmonte të ecte në rrugën që i ndihmoi për të shtruar kurora. Tashmë, ajo është mama dhe drejtuese e një sipërmarrjeje private siç është një dyqan me fustane nusërie, por kjo s'do të thotë se ka vendosur t'i largohet ekranit përgjithnjë.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 09:38 | Permalink | 1 comments
Monika Zguro, miss albania 1993

Vajza brune me sy jeshile u zgjodh "Miss Albania" në vitin 1994. Duke lënë mënjanë paraqitjen e saj prej vajze të bukur, çka duhet të karakterizojë një miss, ajo ka mbetur në mendjen e njerëzve dhe për shkak të natyrës së saj serioze e të përmbajtur. Pasi mori kurorën u shfaq në spektakle të ndryshme e në spote publicitare. Më pas ajo ftohet nga një agjenci mode në Firence, cila e kishte pranuar bukuroshen shqiptare që të punonte aty. Por pamundësia për të realizuar dokumentet e detyron të kthehet sërish në Shqipëri. Në vitin 1999 fillon punë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke mos u shkëputur nga emisionet e ndryshme televizive apo sfilatat që zhvilloheshin në Tiranë. E më pas, në vitin 2001, ajo fillon punë në Ministrinë e Jashtme, punë të cilën shumë shpejt e përvetësoi më së miri duke e kthyer kokën tashmë në një drejtim tjetër, mbase atë të diplomacisë.

Etichette:

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 09:35 | Permalink | 0 comments
Sidorela Kola, miss albania 1992

Sidorela Kola është kurorëzuar në vitin 1993 si "Miss Albania", nga aktori i njohur italian Mikele Placido. Por vajza bionde që do të ishte miss-i i dytë shqiptar, duket se këtë kurorë bukurie nuk do ta përdorte për të qëndruar gjatë në ekran. Fillimisht u shfaq në disa programe televizive, por më pas ajo i është përkushtuar studimeve të saj në Fakultetin Juridik, duke e parë të ardhmen e saj në një tjetër fushë, avokatia. Pas përfundimit të studimeve të larta, Sidorela nisi punën në një studio legale për të arritur aktualisht tek avokatja, por krahas kësaj ka provuar dhe në përkthim për arsye të pasionit të saj për librat. Edhe pse karriera është tepër e rëndësishme, vendin kryesor në jetën e Sidorelës e zë familja, djali dhe bashkëshorti i saj.

Kerkoj Foto te Sidoreles, me ndihmoni.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 09:24 | Permalink | 0 comments
Valbona Selimllari, miss albania 1991

Ishte e para miss shqiptare në një konkurs bukurie, që do të zhvillohej për herë të parë zyrtarisht në vendin tonë në vitin 1991. Valbona Selimllari apo siç shpeshherë jemi mësuar ta dëgjojmë "Bobi", do të ishte vajza e parë që do të kurorëzohej në "Miss Albania 1991", konkurs ky u zhvillua nën regjinë e Vera Grabockës. Po çfarë ndodhi me të pas përzgjedhjes si vajza më e bukur shqiptare, ajo vazhdoi shkollën e regjisurës, çka e kishte mjaft për zemër dhe në shumë spektakle u shfaq si asistente regjisore e Vera Grabockës. E kemi parë prezantuese në shumë spektakle. Fitoi titullin si "Mrs Globe" në vitin 1999, ndërkohë që prej shumë vitesh është imazhi i produkteve "Deka". Së fundmi, Valbona është shfaqur në një prej spektakleve më të fundit "Ce la vie", ku këndon përkrah Aleksandër Gjokës.

Etichette:

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 09:11 | Permalink | 0 comments