17/01/07
Valbona Selimllari, miss albania 1991
Ishte e para miss shqiptare në një konkurs bukurie, që do të zhvillohej për herë të parë zyrtarisht në vendin tonë në vitin 1991. Valbona Selimllari apo siç shpeshherë jemi mësuar ta dëgjojmë "Bobi", do të ishte vajza e parë që do të kurorëzohej në "Miss Albania 1991", konkurs ky u zhvillua nën regjinë e Vera Grabockës. Po çfarë ndodhi me të pas përzgjedhjes si vajza më e bukur shqiptare, ajo vazhdoi shkollën e regjisurës, çka e kishte mjaft për zemër dhe në shumë spektakle u shfaq si asistente regjisore e Vera Grabockës. E kemi parë prezantuese në shumë spektakle. Fitoi titullin si "Mrs Globe" në vitin 1999, ndërkohë që prej shumë vitesh është imazhi i produkteve "Deka". Së fundmi, Valbona është shfaqur në një prej spektakleve më të fundit "Ce la vie", ku këndon përkrah Aleksandër Gjokës.
Etichette: Valbona Selimllari