30/11/09
Voce Google Sidewiki di Aurel

Drejtshkrimi me OpenOffice.org 3.x

in riferimento a:

"Drejtshkrimi me OpenOffice.org 3.x"
- Shkenca.org - Ballina (visualizza su Google Sidewiki)

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 18:38 | Permalink | 7 comments
23/09/09
Miss Shqiperia 2009 Ertemiona Mejdani

18 vjeçarja Ertemiona Mejdani eshte me e bukura shqiptare per vitin 2009. Vajza nga qyteti i Korçes eshte shpallur mbremjen e te merkures Miss Shqiperia, ne nje trasmetim te drejteperdrejte nga qyteti i Durresit ne Vizion Plus. Bukuroshja 1 meter e 77 cm e gjate cm, fitoi keshtu garen mes 31 konkurenteve te tjera, kurore e cila shperson t'i realizoje endrrat.

Edcioni i 11-te i Miss Shqiperise kurorezoi edhe bukuroshet e tjera. E kthyer ne tradite dhenia e cmimeve nxori mes 31 vajzave Miss Buzeqeshjen, Fotozhenine, Elegancen apo Kinemane. Kete vit organizatoret kurorezuan edhe nje tjeter cmim, ate te Miss Tring. Per rreth 3 ore transmetim Miss Shqiperia solli edhe elementet e tjere te spektaklit. Te ftuarit, baleti apo kenga u prezantuan nga aktori Alert Çeloaliaj. Per Petri Bozon ky edicion ishte nje tjeter sukses.

Etichette:

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 09:24 | Permalink | 1 comments
27/06/08
Almeda Abazi “Miss Shqiperia 2008″
Kalaja e Prezës ka bekuar bukuroshen e radhës të “Miss Shqipëria”. Ajo është Almeda Abazi nga Tirana, e cila është vetëm 17 vjeçe dhe për një vit do të jetë ambasadorja e bukurisë në të gjitha evenimentet e spektakleve të bukurisë. Shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria” u zgjodh Hyselda Lloha, ndërsa shoqëruesja e dytë Arta Kamberi. Përveç “Miss Shqipëria”, Julinda Morina u vlerësua me çmimin “Miss Buzëqeshja”, Kristi Ziçishti fitoi dy cmime “Miss Turizmi” dhe Miss Televota, Ina Spaho me “Miss Fotozhenia 2008”, “Miss Press” Eda Backa, “Miss Interneti” Eni Peqini, ku tri vajzat e para do të përfaqësojnë vendin në evenimentet respektive kudo në botë.


Ndërkohë fituesja e “Miss Shqipëria”, pritet që të përfaqësojë vendin tonë në kompeticionin më të rëndësishëm, pikërisht në “Miss Globe International 2008”, ndërkohë që vajzat që fituan çmimet e tjera do të jenë të pranishme në të tjera evenimente të bukurisë në botë. Autorët e spektaklit kanë vijuar të ndjekin të njëjtin ritual si vitet e tjera, ceremonia e dorëzimit të kurorës nga Irsa Demneri fituesja e Miss Shqipëria 2007, e cila i ka lënë vendin bukuroshes që do të mbajë për një vit resht kurorën dhe vendin e më të bukurës së Shqipërisë.

SPEKTAKLI
Edhe këtë herë bukuroshja e “Miss Shqipëria” është zgjedhur në një kala. Vetëm pak kilometra larg kryeqytetit një tjetër kështjellë, pikërisht ajo e Prezës u “magjeps” nga hiret e 31 bukurosheve që synonin kurorën e “Miss Shqipëria 2008”. Spektakli që mban firmën e regjisorit Petri Bozo, u zhvillua në dy linja kryesore, një garë bukurie, por edhe një konkurs inteligjence. I kthyer tashmë në një traditë, mënyra e konceptimit dhe organizimit të “Miss Shqipëria” synon gërshetimin e vlerave historike dhe turistike të vendit tonë, duke u stacionuar në disa prej simboleve të historisë, siç është edhe kalaja e Prezës. Ndërkohë që nuk kanë munguar as surprizat e shumta me të ftuarit, një mesazh nga Lefteri Fantazis dhe fituesi i Fame Story në Greqi, e ftuar Eranda Libohova si dhe surpriza me disa klipe të realizuara me mjeshtëri në Mavrovë të Maqedonisë.Në të dhjetin vit radhazi, Miss Shqipëria, ka konfirmuar edhe një herë faktin se mbetet i vetmi evenimentet i bukurisë, që promovimin vlerat më të mira të bukurisë femërore shqiptare dhe intelektin, por edhe turizmin e Shqipërisë nëpër botë. Miss Shqipëria 2008 ishte një produksion i Vizion Plus dhe “Deliart Association” dhe u ndoq nga qindra spektatorë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët u ngjitën në kalanë e Prezës për të shijuar hiret e vajzave shqiptare.

Burimi: Gazeta Panorama

Etichette:

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 20:13 | Permalink | 2 comments
09/08/07
Miss Shqipëria 2007 Irsa Demneri
Miss Shqipëria 2007 Irsa Demneri

Nga një konkurrim rrëmbeu tre çmime.


Irsa Demneri, e shpallur mbrëmjen e së shtunës në kalanë e Elbasanit "Miss Shqipëria 2007", është njëkohësisht edhe fituese e "Miss Elegancës" dhe "Miss publiku".


Studion në vitin e tretë të shkollës "Sami Frashëri", dhe ëndrra e saj është ekonomiku.

"Prirja ime më e madhe është matematika dhe për këtë shpresoj të bëhem ekonomiste e zonja këtu në Shqipëri, shprehet Demneri, ndonëse hobi ka pasarelat, ku dhe ka marrë pjesë si modele në shumë sfilata të realizuara këto kohë nga stilistët e njohur shqiptarë. Por Irsa nuk e sheh veten larg Shqipërisë.

"Dua të studioj në Tiranë, më pëlqen të rri pranë njerëzve të mi, këtu ndjej më shumë ngrohtësi, më shumë vlerësim, të cilin nuk mund ta kem jashtë saj, dhe nuk mund të ma japë dikush tjetër", shton ajo. Por si u bë pjesë e këtij evenimenti dhe si i priti tre çmimet?

"Nga "Miss Tirana" kisha qejf të merrja pjesë në një garë më të rëndësishme se sa ai. Konkurrova, u përzgjodha mes 31 konkurrenteve dhe sot ndihem më e emocionuar se asnjëherë tjetër. Por e shtuna ka qenë një natë e paharrueshme dhe e bukur e jetës sime, ato emocione s’i kam ndjerë kurrë më parë.
Nuk e prisja atë çmim dhe jo më tre çmime", tregon për gazetën 17-vjeçarja, e cila do të përfaqësojë kësisoj vitin e ardhshëm Shqipërinë në "Miss Globe".

Ndërsa tani mban mbi krye kurorën e më të bukurës, nga e ardhmja shpreson shkollën. Eshtë qëllimi i saj kryesor.

"Pas missit, pres shkollën dhe kjo është gjëja e parë me më shumë vlerë për mua. Më pas gjërat në botin e spektaklit ia lë në dorë Zotit, çfarë të ketë rezervuar për mua le të më japë", shton bukuroshja, e cila më shumë se kaq e konsideron veten me fat.
"Pasiguria ime për fitore ishte e barabartë me atë të vajzave të tjera.

"Dje isha një pjesëmarrëse në "Miss Shqipëria", tani mbaj kurorën dhe dy çmime të rëndësishme. Eshtë shumë ngritje përgjegjësie për mua", thotë ajo, teksa kujton urimin e parë që familja i ka dhënë, mbrëmjen e së shtunës në kalanë e Elbasanit.
"Urimin e parë e mora nga familja ime, nga stafi i gjithë i organizatorëve të këtij spektakli, nga kushërinjtë e mi që ndodheshin në spektakël, shoqëria dhe nga publiku. Ndërsa sot ka qenë një ditë me shumë telefonata, urime dhe gjithashtu më e veçantë ka qenë se kam marrë telefonata nga gazetarë për të dalë në kopertinat e revistave", tregon Irsa, vajza e vogël e familjes Demneri, e cila ka një baba inxhinier, një nënë mësuese dhe një motër katër vjet më të madhe.

Eshtë lindur në 21 janar 1990.

Etichette:

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 19:35 | Permalink | 4 comments
17/01/07
Silvi Skënderaj, miss shqiperia 2006

Silvi Skënderaj mori titullin "Miss Shqipëria" në memorialin e Skënderbeut në Lezhë. Më pas ajo i dhuroi Shqipërisë çmimin e dytë në "Miss Globe International", i cili zhvillohej për të dytën herë në Shqipëri. 17-vjeçare dhe nxënëse në shkollën "Ismail Qemali", ajo është akoma në hapat e parë pas çmimeve të bukurisë, ndaj mbetet për të parë nëse ajo do ecë në gjurmët e shumë prej paraardhëseve të saj dhe nëse do të ketë suksesin e disa prej tyre.

Etichette: ,

 
Postuar ngaAurel Mucaj at 10:49 | Permalink | 0 comments