Miss Shqipëria 2007 Irsa Demneri
Nga një konkurrim rrëmbeu tre çmime. Irsa Demneri, e shpallur mbrëmjen e së shtunës në kalanë e Elbasanit "
Miss Shqipëria 2007", është njëkohësisht edhe fituese e "
Miss Elegancës" dhe "
Miss publiku".
Studion në vitin e tretë të shkollës "Sami Frashëri", dhe ëndrra e saj është ekonomiku.
"Prirja ime më e madhe është matematika dhe për këtë shpresoj të bëhem ekonomiste e zonja këtu në Shqipëri, shprehet Demneri, ndonëse hobi ka pasarelat, ku dhe ka marrë pjesë si modele në shumë sfilata të realizuara këto kohë nga stilistët e njohur shqiptarë. Por Irsa nuk e sheh veten larg Shqipërisë.
"Dua të studioj në Tiranë, më pëlqen të rri pranë njerëzve të mi, këtu ndjej më shumë ngrohtësi, më shumë vlerësim, të cilin nuk mund ta kem jashtë saj, dhe nuk mund të ma japë dikush tjetër", shton ajo. Por si u bë pjesë e këtij evenimenti dhe si i priti tre çmimet?
"Nga "
Miss Tirana" kisha qejf të merrja pjesë në një garë më të rëndësishme se sa ai. Konkurrova, u përzgjodha mes 31 konkurrenteve dhe sot ndihem më e emocionuar se asnjëherë tjetër. Por e shtuna ka qenë një natë e paharrueshme dhe e bukur e jetës sime, ato emocione s’i kam ndjerë kurrë më parë.
Nuk e prisja atë çmim dhe jo më tre çmime", tregon për gazetën 17-vjeçarja, e cila do të përfaqësojë kësisoj vitin e ardhshëm Shqipërinë në "
Miss Globe".
Ndërsa tani mban mbi krye kurorën e më të bukurës, nga e ardhmja shpreson shkollën. Eshtë qëllimi i saj kryesor.
"Pas missit, pres shkollën dhe kjo është gjëja e parë me më shumë vlerë për mua. Më pas gjërat në botin e spektaklit ia lë në dorë Zotit, çfarë të ketë rezervuar për mua le të më japë", shton bukuroshja, e cila më shumë se kaq e konsideron veten me fat.
"Pasiguria ime për fitore ishte e barabartë me atë të vajzave të tjera.
"Dje isha një pjesëmarrëse në "
Miss Shqipëria", tani mbaj kurorën dhe dy çmime të rëndësishme. Eshtë shumë ngritje përgjegjësie për mua", thotë ajo, teksa kujton urimin e parë që familja i ka dhënë, mbrëmjen e së shtunës në kalanë e Elbasanit.
"Urimin e parë e mora nga familja ime, nga stafi i gjithë i organizatorëve të këtij spektakli, nga kushërinjtë e mi që ndodheshin në spektakël, shoqëria dhe nga publiku. Ndërsa sot ka qenë një ditë me shumë telefonata, urime dhe gjithashtu më e veçantë ka qenë se kam marrë telefonata nga gazetarë për të dalë në kopertinat e revistave", tregon Irsa, vajza e vogël e familjes Demneri, e cila ka një baba inxhinier, një nënë mësuese dhe një motër katër vjet më të madhe.
Eshtë lindur në 21 janar 1990.Etichette: Miss Shqipëria 2007 Irsa Demneri